Ademi: Jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor në të gjitha rrethanat

Sistemi arsimor është i gatshëm për secilin skenar dhe të sigurojë vazhdimin e mësimit për vitin e ardhshëm shkollor – qoftë përmes mësimit onlajn ose në klasa, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës pas vizitës në fshatin e Gostivarit Debresh ku po ndërtohet sallë e re e sportit.

Ademi theksoi se në ministri ishin bërë të gjitha përgatitjet të cilat do të mundësojnë që procesi arsimor në të gjitha institucionet të realizohet pa pengesa dhe të përballen me të gjitha rrethanat e dala nga kriza.

“Për çfarëdo lloj skenari ne jemi të gatshëm. Formuam një grup përfshirës pune, sepse dëshirojmë të kemi qasje përfshirëse gjatë krijimit të politikave arsimore. Në atë grup janë udhëheqës të institucioneve nacionale arsimore dhe partnerët tanë nga organizatat ndërkombëtare të cilat na japin mbështetje. Tashmë kemi udhëzime konkrete të cilat i marrim nga Banka Botërore dhe UNICEF-i dhe kanë të bëjnë për shtetet të cilat dëshirojnë t’i hapin institucionet arsimore. Ato rekomandime do të respektohen dhe zbatohen dhe do t’i marrim parasysh edhe specifikat e sistemit tonë arsimor tha ministri Ademi.

Theksoi se pritjet e tij personale janë se nxënë[sit do të kthen në shkollë prej 1 shtatorit.