Ademi: Grupi parlamentar i BDI-së unik dhe mbështet politikat e Qeverisë

Në emisionin Click plus i ftuar sonte ishte deputeti i BDI-së Arbër Ademi i cili ka folur mbi votëbesimin e Qeverisë, ku theksoi se të njejtën gjë shumica parlamentare ka mundur të bëj në secilën kohë dhe moment duke e kundërshtuar kështu pretendimin e deputetit të AA Skender Rexhepi se shumica është siguruar sot dhe në anën tjëtër deputetët e BDI-së janë të bashkuar, unik dhe të qëndrueshëm në vendimet e veprimet e tyre.

BDI mbështet Qeverinë dhe politikat e saj, sot u pastruan dilemat me 62 vota PËR mbështetën legjitimitetin e kësaj Qeverie, në qoftë se kryeministri dhe shumica kërkon që ti nënshtrohet legjitimimit është si veprim i guximshëm dhe bëhet dallimi mes shumicës stabile dhe në anën tjetër që opozita e thotë të pavërtetën dhe shpifje në këtë drejtim, pra kur jemi te deputetët të gjithë kanë ardhur me vullnetin e tyre dhe këtë e konfirmoj për ato të BDI-së, ne jemi në koordinim permanent dhe të vazhdueshëm edhe deklaratat e Mexhitit ka thënë se i mbështet politikat qeveritare dhe jemi një, unik dhe të pandarë në qëndrime dhe do vazhdojmë të veprojmë dhe më tutje, është shprehur kështu deputeti i BDI-së Arbër Ademi.