Deputeti i BDI-së Arbër Ademi për çështjen e ligjit të shtetësisë tha se thelbi i bisedimeve për çështjen e nënshtetësisë ka qenë pasja e dokumenteve në librin amë si bazë për të marrë nënshtetësisë. Ai tha se gjatë viteve të pushtetit të BDI-së mbi 13 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë dhe aktualisht në përpunim për marrjen e shtetësive janë 2 674 persona që kanë aplikuar për marrjen e nënshtetësisë. Ai akuzoi opozitën shqiptare duke thënë se zgjidhja e halleve bëhet nëpërmjet zgjidhjes së problemeve dhe jo me anë të bllokimeve të pakove ekonomike.