Ademi do të informohet për rrahjet publike të të miturve dhe për problemin me biletat e NQP-së për studentë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaroi se shërbimet e MASH-it do të kontrollojnë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse e di për përleshjet e organizuara të të miturve- nxënës në sheshet e hapura të lojërave në qendër të Shkupit. Incizime nga rrahjet midis fëmijëve, të cilët janë të rrethuar me tifozë – moshatarë të tyre, por edhe të rritur, janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Duhet të kontrollojmë çfarë është dhe si është, sepse si ministër jam në takime dhe në ngjarje. ne kemi qasje të koordinuar me të gjitha institucionet, për të gjitha sfidat me të cilat përballemi. Edhe për këtë sfidë apo problem, nëse është ashtu, do të reagojmë nëse nuk kanë reaguar menjëherë kolegët e mi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, deklaroi Ademi.

Ai u përgjigj se do ta kontrollojë edhe informacionin lidhur me pamundësinë e studentëve të rregullt me provimet e dhëna në të gjitha lëndët ta vazhdojnë biletën vjetore nga NQP, me arsyetim se ata nuk u takon transport falas. Studentët munden ta vazhdojnë vlefshmërinë e biletës vetëm nëse e kanë regjistruar semestrin dimëror dhe në indeks kanë më shumë se dy provimeve të padhëna.

“Duhet ta kontrollojmë informacionin dhe do të jemi në komunikim me institucionet nëse ka ndonjë parregullsi nga ana e NQP-së”, shtoi Ademi.

Ministri sot mori pjesë edhe mbajti fjalim në hapjen e departamentit të ri kushtuar Gonxhe Bojaxhiut në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Në departament do të hulumtohet jete dhe misioni dhe humaniteti i nobelistes nga Shkupi.

Në ngjarje mori pjesë edhe biografi i Nënë Terezës, Lush Gjergji, autor i 15 librave për rrugëtimin e saj jetësor, i cili në këtë rast i dhuroi disa botime Institutit.