Sot, shtabi qendror i BDI-së për referendumin e 30 shtatorit, organizoi takim koordinues me të gjithë funksionaret e BDI-së, me qëllim të mobilizimit sa më të madh që referendumi të ketë sukses.
Shtabi qendror i BDI-së do të ketë aktivitete të përditshme me qytetarë, të cilëve do t’u shpjegohen benefitet nga anëtarësimi në BE dhe NATO.
“Fokusi ynë është që sa më shumë qytetarë të mobilizohen dhe të shprehin vullnetin e tyre, i cili nuk mungon tek qytetarët tanë, që referendumi i 30 shtatorit të del i suksesshëm dhe me këtë të shënojmë një hap të rëndësishëm, një hap historik në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike, ajo është anëtarësim i vendit në BE dhe NATO”,- tha zëdhënësi i BDI-së për fushatën e Referendumit, Arbër Ademi.