Ademi: BDI ka arritur pozicione të paimagjinuara nga 2001, do ta bëjmë të mundur edhe idenë për kryeminstër

BDI insiston në idenë për kryeministër shqiptar. Nga kjo parti thonë se deri tani asnjë parti tjetër nuk ka thirrur për kryeministër shqiptar, përpos tyre. Arbër Ademi thotë se tani është koha që pas një kryeparlamentari shqiptar, me shtetin të udhëheq një kryeministër shqiptar.

“Ne fare nuk merakosemi për çështjen se a do të jemi në pozitë apo opozitë. Me rëndësi është kauza, e cila është mbi partitë politike, por BDI nga viti 2001 ka treguar se ka kapacitet për të çuar përpara procese të rëndësishme dhe për të arritur pozicione që kanë qenë të paprekshme, të paarritshme dhe të paimagjunueshme.” – tha Arbër Ademi.