Ademi: “Ahmeti dhe BDI-ja gjithmonë janë fitues, kemi shumë përgjegjësi, koha që 20% të hiqet”

Koordinatori i grupit parlamentarë njëherë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”, sonte ka debatuar me kolegët e tij deputet nga radhët e partive tjera shqiptare.

Ai tha se janë pjekur kushtet për heqjen e formulimit 20%. Ai tha se BDI-ja Ali Ahmeti nuk i shmangen përgjegjësisë asnjëherë

“Ky formulim është formulim kompromisi, nga momenti kur u arrit M.O, kur z. Ali Ahmeti ka qenë në mal, luftë me shokët e tij. Përgjegjësia është e jona sepse ne jemi ata që i fitojmë zgjedhje. Të gjitha të arriturat mbajnë vulën e marrëveshjeve dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve. Janë pjekur rrethanat që ky formulim të ndryshohet. Informacionet e mia flasin se partitë do të ulen. Partitë duhet të ulen, pavarësisht sfondit etnik. BDI-ja dhe Ahmeti nuk i shmanget përgjegjësisë. Nga ky moment po edhe 20 vite pas konfliktit të 2001. Aq sa angazhohen parititë politike shqiptare, duhet të angazhohen edhe partitë maqedonase”, deklaroi Ademi.