Ende pa u bërë një vit nga hapja, libraria “Nobel” në Shkup ka informuar se është në prag të mbylljes.
Pronari i kësaj librarie Muhamed Asllani thotë se e ka menduar për tre muajve dhe në fund vendosi që t’ia vë çelësin, për shkak të humbjeve të mëdha financiare. Ndonëse shumë funksionar e vizituan dhe u fotografuan në këtë librari, asnjë institucion nuk e ka përkrahur, ka shpjeguar pronari!
Te shumta ishin reagimet në rrjet, ku edhe Visad Ademi i cili ka shkruar: “ Me vendimin për mbylljen e librarisë në Çarshi vetëm një mund të them:
Mbushja e barkut kalon nga mbushja e trurit…
(30 qebaptore dhe gjelltore e asnjë librari)”