Adem Salihaj akuzon Isa Mustafën: A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!

Ish-anëtari i LDK’së, Adem Salihaj, ka kritikuar Isa Mustafën për rezultatin në zgjedhje parlamentare.
Edhe pse janë numëruar vetëm 550 mijë vota, LDK duket se do të ketë rezultatin më të keq në histori të saj. Salihaj thtoë se Isa Mustafa është fajtor për këtë.

“Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes. Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.”, tha ai.

“Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së! A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?! I ka kaluar të gjithë kufijtë!”, shtoi ai.