Adem Ramadani për virusin: “Gati dy vjet e kjo sprovë nuk po kalohet…”

Adem Ramadani:
Gati po bëhen 2 vjet e kjo sprovë nuk po largohet. A po e kuptojmë sprovën si tërheqje vërejtjeje nga Allahu apo në mend na sillen vetëm teoritë e konspiracionit, maska, distanca, vaksina, dezinfektimi etj. Si asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë raste vdekjeje të të afërmve tanë, kurse ne përsëri po sillemi si të pafajshëm e zemrat tona janë ngurtësuar aq shumë saqë as edhe kjo SPROVË nuk po na len “SHEJ” e i bëjmë gjitha kalkulimet e mundshme kurse veten tonë e përjashtojmë nga përgjegjsia, kurse Allahu nuk na kujtohet fare apo na kujtohet i fundit. Mos harroni se asgjë nuk mund të ndodh pa lejen e Tij. Me lejen e Tij ka ardhur kjo bela dhe vetëm me lejen dhe vullnetin e Tij dotë largohet.
…All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm. (Fatir-44)

Ky virus do të largohet inshAllah por shtrohet pyetja?
Sa prej nesh që s’jemi falur, kemi filluar rregullisht #NAMAZIN?
Sa prej nesh jemi #penduar nga mëkatet?
Sa prej nesh e kemi shtuar rrespektin ndaj #prindërve?
Sa prej nesh e kemi shtuar #istigfarin?
Sa prej nesh jemi larguar prej ndonjë mëkati të madh?
Sa prej motrave tona janë #mbuluar?

Allahu na faltë e na përmirsoftë e sa më shpejtë e largoftë këtë sprovë! Amin🤲🏼