Adem Karaga i përgjigjet opinionit pas aku*zave nga Fatmir Limani

Pas plasimit të dokumentacionit ku sipas Fatmir Limanit janë dëshmi deklarata nga Adem Karaga për të Karaga i përgjigjet:

“ Su*lmet e zeza, të errta, të ulta e tendencioze dhe keqinterpretimet e qëllimshme të nxjerra jashtë kontekstit, që publikohen jo për hirë të së vërtetës po si mjet për të fituar pushtet, nuk meritojnë përgjigjje. Por opinionit publik, njerëzve të mi, ua kam për borxh të kenë pasqyrë më të plotë të ngjarjeve, andaj edhe po shkruaj.

Ti, Fatmir, e di shumë mirë në çfarë rrethanash, nën çfarë trysnie, tor*ture të vazhdueshme dhe pre*sioni psiqik; me çfarë br*utaliteti policor, me sa kocka të thyera, me sa organe të brendshme të çara dhe fizionomi të ndryshuara deri në mosnjohje të imazhit në pasqyrë, janë dhënë këto dëshmi. Ti e di shumë mirë, se si janë sajuar deklaratat dhe me çfarë dhu*ne na kanë detyruar ti nënshkruajmë.
Po meqë paske qasje në kështu proçesverbalesh të ftoj të publikosh dëshminë tënde dhe dëshmitë e të afërmve të tu. Do të qartësoheshin shumë gjëra. Se kështu, ti e gënjen me vetëdije të plotë popullatën se kinse deklarata ime ka qenë kyçe për shqiptimin e dënimit tënd.
Ti e di shumë mirë, tani duhet edhe opinioni ta di, se mua më kanë kid*napuar dhe bur*gosur një javë ditë pas (jo para) arr*estimit tënd dhe vra*sjes së bacës Beqë dhe e di shumë mirë se kam mundur të arr*atisem por nuk e kam bërë një gjë të tillë.
Sidoqoft, të falemnderit që më ktheve në kohë, kujtova veten, atë djal 22 vjeçar.
Për ty- me zhgënjim të thellë,
Për Opinionin – me respekt,
Adem Karaga”.

Mund ta lexoni këtu:
https://www.facebook.com/100013920463093/posts/1232105750596762/?d=n