Adem Hoxha e konfirmon: Marrë pjesë në votim për Presidentin, Kurti ma dha një zëvendësministër


Kreu i partisë së goranëve, Adem Hoxha, ka takuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ky takim ka sjellë edhe një marrëveshje mes tyre, që siguron pjesëmarrjen e tij në seancën për zgjedhjen e presidentit, dhe votën e 80 që të konsiderohet raundi i pare i suksesshëm.

Adem Hoxha e ka konfirmuar për Reporteri.net se do të marrë pjesë në seancë.
“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet brenda parisë së Hoxhës, se në takimin e zhvilluar sot Kurti i ka kërkuar Hoxhës të marrë pjesë në votim.
Kërkesat tjera siç meson Reporteri janë për përfaqësim të drejtë të goranëve në institucione dhe ndalimit të diskriminimit në punësim.

Me pjesëmarrjen në votim të Hoxhës dhe nëse 79 deputetët që morën pjesë në votim dje, arrihet kuorumi prej 80 vota në kuti për të qenë i suksesshëm votimi i parë.
Kujtojmë se mbrëmë ka dështuar dy herë votimi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në raundin e parë.

Në votim nuk morën pjesë tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.
Duke qenë se në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e shty për sot në ora 17:00 mbajtjen e seancës plenare, e cila pritet të fillon pas më pas se një ore.