Adem Ameti nga Tetova, me vetëfinancim krijon mbi 20 inovacione teknologjike


Adem Ameti, si rrallë kush në vend, ka arritur të bëjë madje 21 inovacione, kryesisht në fushën e teknologjisë automobilistike por nuk mungojnë edhe inovacionet elektronike. Ndër to është ndezja dhe lëvizja e makinës nga telefoni, telekomanda e televizorit, deri tek përdorimi sistemit tesla në një makinë e cila është mbi katër dekada e vjetër. Ka filluar që në kohën e studimeve të mekatronikës në Turqi, dhe më pastaj inovacioni i është bërë hobi i pandashëm.

Projekti i parë ka qenë ndezja e makinës me “smart phone” pra kombinimi i kontrolluesit me “smart phone” përmes “bluetooth”-it. Ajo ishte fillimi. Por gjithsej që janë plasuar në rrjete sociale janë 21 projekt, që kanë qenë të suksesshëm. Ishte projekti BPM për matjen e rrahjeve të zemrës, ndezje e makinës me fishkëllimë, sistemi i zërimit kur hyn në veturë, shkopi paralajmërues për të verbrit, vozitja e makinës me kontroll të dorës, kemi implementuar senzor në dorë dhe me to e kemi ecur makinën – tha Adem Ameti, novator.

Në kohë pandemie domethënë kemi qëndruar dhe pa punë tjetër ishin, pra kemi ndërtuar koshin e plehrave që është më shumë për fëmijët nëpër shkolla fillore, sepse filluan të shkojnë në shkollë pra që të mos e prekin koshin që të kapin ndonjë virus -u shpreh Adem Ameti, novator.
Projekti i tij më i mirë është kulmi i asaj që ka realizuar deri tani. Fjala është për një mikroçip, i cili do të futet në trupin e njeriut përmes injektimit dhe që do përmbajë të gjitha të dhënat biometrike.

https://www.youtube.com/watch?v=uA_Bkl16CqY&feature=emb_err_woyt

Mikro chipi është, sepse kohës është e tij sepse është diskutuar sumë për mikroçipin e Gates dhe kontrollues të tjerë. Këtë mikroçip e implementon në trupin e njeriut përmes këtij injeksioni. Këtë mikroçip njëjtë sikur unaza nuk duhet të mbajmë asgjë me vete kartelat, çelësat e shtëpisë, makinës, pra thjeshtë është një teknologji e lartë -theksoi Adem Ameti, novator.

Pengesa e vetme e Ademit, është mos përkrahja nga shteti.
Si zakonisht, pra mos e vazhdoj më shumë, as që kanë thirr apo të interesohen diçka. E dimë sistemi si shkon tek ne. Gjithçka me financa personale, projekte personale. Pra sakrificë e madhe është të ndërtosh projekte të këtilla – tha Adem Ameti, novator.
Ademi mendon që në të ardhmen, këto projekte të tij t’i komercializojë. Ameti është profesor në UT, në fakultetin e Mekatronikës.