Adelina shfaqet joshëse dhe ka frike se po e marrin “mësysh”


Biondja nga Maqedonia ka publikuar imazhe të reja në profilin e saj në Instagram.
Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më ekstravagante të estradës shqiptare dhe gjithmonë shfaqet në formë.

Ajo përpos muzikës është e angazhuar edhe si nënë, por edhe me biznes, prandaj tërë kohës është e zënë.
Por në mesin e gjithë punëve bukuroshja bionde arrin të ndajë kohë edhe për vete, për t’u kujdesur për trupin dhe stilin e saj.

Së fundi ajo është duke kaluar disa ditë pushimi në bregdetin turk, prej nga ka publikuar edhe fotografi të ndryshme.
Në postimin e fundit ajo ia ka bashkangjitur një fotografie syrin e kaltër të “mësyshit”, pasi shfaqet me poza joshëse me xhinse të shkurtra dhe ka frikë nga syri i keq.