Adelina Ismaili shumë krenare me Vjosën, ia shpreh dashurinë pasi ajo heq nga zyrja foton e Thaçit

Edhe Adelina Ismaili ka reaguar me temën shumë të diskutuar të ditës së sotme, atë të heqjes së fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi nga zyrja e saj e re nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë një postim në Instgram, artikullin ku tregon se Vjosa Osmani ka hequr nga zyrja e saj foton e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ajo e ka mbuluar shkrimin me fjalë miradie duke treguar se sa krenare është me kryetaren e re të Parlamentit, për të cilën thotë se e don çdo ditë e më shumë.
Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka marrë detyrën e re duke u zyrtarizuar pikërisht në kuvend, të cilin edhe do ta udhëheqë.
Adelina që nga fillimi ka treguar përkrahjen e saj për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së gjatë zgjedhjeve të kaluara.