Adamu është lojtar i ri i Shkëndijës: U gëzova kur e pashë ofertën nga Shkëndija

Shkëndija së fundmi ka angazhuar lojtarin nga mesfusha, Alhasan Adamu, i cili vjen nga radhët e Gostivarit. Futbollisti nga Nigeria ka nënshkruar një kontratë për dy vjet.

“U gëzova kur e pashë ofertën nga Shkëndija, sepse e di se për cilin ekip është fjala dhe stili i tyre i lojës. Më pëlqen këtu, mënyra e tyre e lojës, mënyra e punës, këtu duket profesionale, prandaj vendosa të vij,” – tha Adamu.

Para se të transferohej në Gostivar, Adamu ka luajtur në Turqi. Ai është ish-internacional për ekipin e Nigerisë nën 20 vjeç.