Acarim në debatin presidencial, Biden për Trump: Është këlysh i Putinit

Kandidati demokrat Joe Biden, e ka sulmuar ashpër kundërkandidatin e tij presidencial Donald Trump, ndërsa e paraqiti në debatin presidencial si të nënshtruar ndaj udhëheqësit rus. Derisa i referohej një raporti se Agjencia kryesore e Inteligjencës në Rusi, ofroi pagesë talibanëve për vr*asjen e anëtarëve të shërbimit amerikan, Biden iu drejtua Trump-it me fjalët: ”Ai është këlysh i Putin-it”.
”Ai akoma refuzon që t’i thotë ndonjë gjë Putinit për mirësinë e kokave të ushtarëve amerikanë”.

Biden u shpreh se është më i guximshëm se Trump pasi në sy i ka bërë të qartë Putinit se nuk do ta përfshijë asnjë nga stafi rus brenda shërbimeve në SHBA. ”Ai nuk e ka idenë se çfarë po flet”.
”E vërteta është se unë u takova kokë më kokë me Putin, dhe ia bëra të qartë, se nuk do të marrim asnjë nga stafi i tij”. Më tej debati presidencial ka vazhduar me replika të ashpra, meqë Presidenti Donald Trump pati reagime të menjëhershme ndaj deklaratave të kundërkandidatit të tij.

”Ata po i mësojnë njerëzit të urrejnë shtetin dhe të mendojnë se jemi vend i tmerrshëm, është vend racist”. ”Dhe unë nuk do ta lejojë këtë gjë të ndodhë”.
Ndërkaq Joe Biden, iu përgjigj duke pohuar se askush nuk është duke bërë gjëra të tilla siç iu referua presidenti. ”Ai vet është racist”, tha Biden. Joe Biden bëri këtë akuzë gjatë një debati pa dyshim kaotik që prishej vazhdimisht ndërsa kandidatët bërtisnin dhe flisnin ndaj njëri-tjetrit.

Përplasjet e shtynë moderatorin Chris Wallace të ndiqte Trump, për të cilin ai tha se e ndërpreu Biden shumë më shpesh gjatë debatit.
“Zoti President, ju lutem ndaloni”, tha Wallace gjatë një prej dhjetëra herëve që Trump ndërpreu Biden. “Vendi do të shërbehej më mirë nëse i lejonim të dy njerëzit të flisnin me më pak ndërprerje. Po ju bëj thirrje, zotëri, ta bëni këtë”.