Një 29 vjeçar është arrestuar nga forcat policore pasi është dënuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë”. Flamur Bramati nga fshati Toshkëz i Përmetit, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë nga fshati i tij, e cila është me aftësi të kufizuara. Sipas policisë, sapo u akuzua për këtë ngjarje të rëndë, Flamuri u arratis menjëherë, por Specialistët e Hetimit të Krimit në postën e policisë Këlcyrë, kanë mundur që ta kapin atë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me nr.vendimin 13/22-2015-131, datë 15.04.2015, e ka dënuar të riun me pesë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime. Pas disa vitesh në arrati, 29-vjeçari u arrestua pasditen e kësaj të marte pas informacioneve të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Dyshohet se gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në emigrim në Greqi.