Abuzimi i 15-vjeçares, Hajdari: E shokuar nga një shtazë pa shpirt! U punësua pedofili roje shkolle


Deputetja Rudina Hajdari thotë se është e shokuar nga ngjarja e rëndë e përdhunimit të 15-vjeçares nga 65-vjeçari Abaz Dogu.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Hajdari shpreh solidaritetin për vajzën e abuzuar, duke i dhënë kurajo për të ecur përpara.

Ajo akuzon ministrinë se nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje, edhe pas rasteve të ngjashme të shfaqura më herët.

“Si nënë dhe si grua jam e shokuar nga ngjarja e para pak ditëve kur u mësua se një vajzë vetëm 15 vjeçe abuzohej seksualisht nga një shtazë pa shpirt e pa zemër I cili nuk u mjaftua me kaq por e ekspozoi ndaj personave të tjerë viktimën.

Dua të shpreh së pari solidaritetin tim me atë vajzë dhe dua shumë ti jap kurajo. Kurajo për të vazhduar jetën, kurajo për të ecur përpara! Mos ki frikë, mos ki turp! Ti nuk ke asnjë faj!

Faji në rradhë të parë është i shtazës që abuzoi me ty, drejtësia për të nuk duhet të ketë mëshirë.
Faji është i drejtorisë arsimore e cila kishte punësuar një pedofil si roje shkolle. Ky gabim nuk mund të kalojë pa ndëshkim.

Faji është edhe i Ministrisë e cila edhe pse raste të ngjashme u shfaqën jo shumë kohë më pare në një shkollë të Fierit, ka bërë asgjë ose shumë pak për ti parandaluar. Faj kanë edhe ata që e dinin historinë por heshtën.

Ju lutem mos heshtni! Sepse heshtja vret. Heshtja e ka sjellë Shqipërinë në këto ditë. Nëse nuk dënojmë të keqen sapo ajo shfaqet, nuk do vonojë dita që do të na bjerë mbi kokë.Si deputete do të konsultohem, sapo te mbaroj angazhimet me këshillin politik, me grupet e interesit për të pare se si mund ta përmirësojmë legjislacionin”, thotë Rudina Hajdari.