Abrashi: Vizita e Grenellit me rëndësi strategjike për Kosovën

Vizita e të dërguarit special të presidentit Trump, Richard Grenell, në ditën e sotme u vlerësua si një ngjarje e mirë për shumë projekte zhvillimore për vendin.

Kështu e sheh Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Vizita e sotme e ambasadorit Grenell, që do të pasojë me vizitat tjera në Greqi, Serbi e pastaj edhe në Izrael, do të ketë ndikim në tërë rajonin”, deklaroi Abrashi.

“Delegacioni i sotëm amerikan, 14 përfaqësues, dëshmon qartë përkushtimin e SHBA’së për investime në Kosovë. Tani investime të tilla e ndryshon qasjen e e pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik, nga një vend i cili nuk ka qasje as rrugore, as hekurudhore e as ajrore me Evropën Juglindore, ndërsa tani kjo do të mundësohet qasja e saj me këtë pjesë të kontinentit e përmes saj edhe me Evropën Qendrore”, tha Abrashi për televizionin publik të Kosovës.