Abdylshyqyr Abedini për vizitë në Komunën e Tearcës – Ja çfarë u diskutua në këtë takim

Zëvendësministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujrave, Abdylshyqyr Abedini ka vizituar dje Komunën e Tearcës. Në takimin që u mbajt, u prezantua modeli i ri i subvencionimit të fermerëve në mënyrë të detajuar, transparente, si dhe u debatua në lidhje me prodhimtarinë bujqësore në përgjithësi.

Nga Komua e Tearcës na njoftojnë se: Modeli i ri i subvencionimit ofron përgjigje dhe zgjidhje për të gjitha dobësitë e identifikuara në modelin aktual të subvencionimit, dhe përveç kësaj fermerët që prodhojnë kultura dhe produkte strategjike dhe përdorin farëra të certifikuara dhe e dorëzojnë prodhimin e tyre në objektet e regjistruara vendase ose e përdorin prodhimin për nevojat e tyre do të kenë mundësinë të marrin subvencione shtesë për rendimentin e arritur. Si dhe një sistem që ka një volum të shtuar kontrollesh dhe një sistem që garanton prodhim më të madh të ushqimit vendas.

Në këtë takim që u m bajt në Komunën e Tearcës, bujqit patën mundësi direkte të pyesin dhe të sqarojnë problemet dhe hallet që kanë buqit për marjen e subvencioneve dhe pengesat që hasin gjatë procedurave.
Postimi i plotë nga Komuna e Tearcës: