Abdulla Mehmeti: “KUR FTET SHKENCA DUHET TË HESHTË POLITIKA!”

Mehmeti:

KUR FTET SHKENCA DUHET TË HESHTË POLITIKA!

Deklaratat e këtilla janë politikisht të motivuara, që e arsyetojnë dhe legjitimojnë krimin e organizuar, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

Kujdes, trashëgimia kulturore dhe historike nuk është punë e politikës dhe e biznesit!

Qendrës (drejtorisë) për konservim në kuadër të Ministrisë së Kulturës duhet t’i shtohet edhe një sektor, për KONSERVIMIN E IDEVE SERBOMËDHA DHE TË POLITIKANËVE E PUSHTETARËVE MIOPË, sepse punën që është dashur ta kryej me kohë në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe historike të shqiptarëve e ka lënë në duart e politikës dhe të pushtetit, me orientim thellësisht antishqiptar!

(23 shkurt 2023)