Abdul-Selam Selami: “Ambasada e Maqedonisë në Bullgari nuk funksionon!“

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abdulselam Selami ka qenë në lidhje të drejtpërdrejtë në ClickPlus edicionin special për tragjedinë në Bullgari.

Ai është ankuar se më shumë informacione kanë marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, kurse aspak nuk funksionon Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari.
Ka deklaruar se, se “nuk e dinë se ku janë kufomat”, duke bërë të ditur se tërë ditën është në Bullgari.

Edhe pse “nuk kanë marrë ende një informacion” për atë se ku gjenden trupat e pajetë të motrës dhe dhëndrit të ndjerë, Selami tha se nuk do të kthehet në vend pa e ditur se trupat e pajetë do të sillen në vend.

Nuk ka qenë në morg për të kontrolluar, pasi siç shton, nuk kanë marrë udhëzim të tillë.
Bisedën për TV21 e përmbylli duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave.