Abbas i kërkon ndihmë Erdoganit: Palestina, e gjitha në “dorën tuaj”!


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka kërkuar homologut turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndihmuar palestinezët të mbajnë zgjedhje, të arrijnë unitetin dhe t’i japin fund ndarjeve të brendshme, ndërsa Mbreti i Bahreinit theksoi se vendosja e marrëdhënieve me Izraelin nuk drejtohet kundër askujt.

Kërkesa palestineze u bë në një bisedë telefonike në të cilën Abbas e informoi Erdoganin mbi dialogun e vazhdueshëm midis Lëvizjes Nacionalçlirimtare Palestineze (Fatah), Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas) dhe fraksioneve palestineze. Të gjithë këta thuhet se kanë ranë dakord për një pozicion të unifikuar me synimin për të arritur pajtimin dhe për të shkuar në zgjedhje.

Në bisedë, thuhet se presidenti palestinez kërkoi mbështetjen e Turqisë në mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe sigurimin e vëzhguesve turq me vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar zgjedhjet.

Abbas gjithashtu falënderoi Erdoganin për qëndrimet e Turqisë në mbështetje të Palestinës dhe çështjen e saj të drejtë, si dhe për thirrjet drejtuar presidentëve të Serbisë dhe Kosovës për t’i nxitur ata që të mos hapin ambasadat ose zyrat e tyre në Jeruzalem.

Të hënën, kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se Shtetet e Bashkuara po bllokojnë udhëheqjen palestineze politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht.

Marrëveshja e Bahreinit

Nga ana e tij, mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa tha të hënën se lëvizja për të vendosur marrëdhënie me Izraelin nuk ishte e drejtuar kundër ndonjë njësie apo force, por kishte për qëllim arritjen e paqes gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë kabineti të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit, mbreti Hamad riafirmoi mbështetjen e Bahreinit për palestinezët dhe Nismën Arabe të Paqes të propozuar në 2002, e cila i ofroi Izraelit marrëdhënie normale në këmbim të një marrëveshje të shtetit palestinez dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga territoret e okupuara në luftën e vitit 1967.

Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara u bënë dy vendet e para arabe në një çerek shekulli që krijuan marrëdhënie normale me Izraelin pa arritur një zgjidhje të konfliktit izraelit me palestinezët, në një riorganizim strategjik të vendeve të Lindjes së Mesme kundër Iranit. Marrëveshja bëri thirrje për krijimin e “marrëdhënieve të plota diplomatike”, por shmangu termin normalizim.