Abazoviqi më katolik se papa?!

Shkruan: Xhevdet Nasufi

ABAZOVIQI MË KATOLIK SE PAPA ?!
Së pari,është standard se politikanët e rryer nuk bëjnë rrokullisje të mëdha politike brenda një harku të shkurt kohor sa që të kundërshtojn edhe vetvehten.

Së dyti,politikanët shqiptar në pushtet edhe në pluralizëm politik e kanë bërë standard përpjekjen e tyre,nga friga apo interesi që të pëlqehen nga të tjerët(në Maqedoni nga maqedonasit,Malin e Zi nga malazezët,kurse bashkarisht me pushtetarët në Tiranë të admirohen nga ndërkombëtarët). Në këtë katraurë të vetëkatandisjes nëpërkëmbin interesin e shqiptarëve.Këtë si rrëfe leht dhe shpejt e dëshmoj edhe Dritan Abazoviqi,Kryeministri i posazgjedhur i Malit të Zi.

Fillimisht ai kundërshtoj idenë për bashkqeverisje me Gjukanoviqin.Votat e tij vendosëse shkuan me blokun politik proserb të Krivokapiqit. Ishte ky apsurdi i parë par excellence. Pas kësaj avnature,Abazoviqi shpejt e zhbëri Qeverinë me Krivokapiqin dhe u riafrua me Gjykanoviqin,të cilin të jemi të sinqert e kritikoj më shumë se çdo kush tjetër në Mal të Zi.

Kjo rashomoniad politike në Malin e Zi pas shumë svidave dhe rreziqeve përfundoj këndshëm: Në postin e Kryeministrit të Malit të Zi u inagurua për të parën herë shqiptari jo edhe aq i njohur,Dritan Abazoviqi. Duhet të themi,ishte kjo meritë e Gjukaniviq, së pari si Kryetar i Shtetit të Malit të Zi,së dyti si Kryetar i Partisë me më shumë vota në Parlament. Që të jemi koherent në vlerësim, kundërshtia e padiskutueshme mes promalazezëve dhe proserbëve në politiken e Malit të Zi mbivaloj që sot në Ballkan të kemi tre kryeministra shqiptar,por jo edhe benefite që të mburreshim.Pra, nuk ishte arsye nevoja për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Mal të Zi që Abazoviqi të zgjidhet Kryeministër por konfliktet e brendshme politike në bllokun malazias,pra rastësia. Pavarsisht paragjykimeve etnike, zgjedhja e Abazoviqit si Kryeministër shqiptar është hap simplifikues dhe domethënës i Malit të Zi drejtë demokratizimit dhe evropizimit,poqese këtë e krahasojm me Maqedoninë e Veriut ku është tejet animoz dhe satanike politike për ti besuar funksionin e kryeministrit një shqiptari.

Por krahas kësaj ratësie pozitive,si u produktua po në përmasa të njejta jugosllavizmi ortodoks pasi që Abazoviqi u zgjodh Kryeministër i Malit të Zi?
-Së pari, sa u ulë në fotelje të Kryeministrit Abazoviqi prerë dhe shkurt deklaroj se çështja e kufirit mes dy shteteve(Kosovës dhe Malit të Zi) është e mbyllur,gjë të cilën nuk e bëri asnjë politikan malazias gjertani ( Presidenti malazias bile e ka konfirmuar heret si të mundshëm rishqyrtimin e demarkacionit);

-Së dyti, për kaq kohë politikanët malazias përfshi edhe proserbin Krivikapiq nuk e kanë mbështetur idenë për Ballkanin e Hapur, për dallim nga Abazoviqi. Diskursi i tij ezopik për Ballkanit e Hapur ishte jugosllavizmit i pastër shqiptar,po sikur sikur komunistët e Titos.Ishte ky disperzimi i mëtejm i presionit të nevojshëm gjithshqiptar ndaj Serbisë për të njohur pavarsinë e Kosovës.Pra,edhe më tej u veprua në kahjen e dobësimit të unitetit aq të nevojshëm shqiptar në përballje me Serbinë. Faktikisht,ky disperzion i instaluar tani edhe në Mal të Zi qartësisht Kosovën e dobëson në dialog me Serbinë, dhe kjo do të vazhdoj të jetë e tillë gjersa Rama,Ahmeti dhe Abazoviqi ulen me Vuçiqin për miqësi në tavolinë,kurse Kurti për të zgjidhur armiqësinë e hapur të Serbisë me Kosovën.
Janë edhe dy momente madhore pse nuk duhej Abazoviqi të rreshtohej në përkrahje të Ballkanit të Hapur:
-E para, lufta në Ukrainë Serbinë e rradhiti në krah me Rusinë e satanizuar ndërkombëtarisht;

– Së dyti,Abazoviqi për përkrahje të Ballkanit të Hapur nuk e ka dokordësinë e partnerëve në qeverisje.
Dhe për tërë këtë hollokaust politik të Abazoviqit,vall nuk është provë më e mirë deklarimi i paekuivok i Gjukanoviqit në Prishtinë në takim me Osmanin duke e adresuar qart imanencën politike: Vall Abazoviqi aspiron të tejkaloj papen për katolicizëm?