Abazoviq uron Kurtin: Kam besim të plotë se përvoja juaj do të kontribuojë në zhvillim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar një letër-urim nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për detyrën e re.
Në letër-urim Abazoviq ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kurtit do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, njofton Klan Kosova.
Tutje ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës.