Abazoviq në cilësinë e qytetarit paraqitet në polici: “Audio-regjistrimi ishte montazh klasike”


Lideri i GP URA dhe zëvendëskryeministri. Dritan Abazoviq sot në cilësinë e qytetarit ka dhënë deklaratë në policinë e Ulqinit me rastin e audio-regjistrimit audio të gjoja blerjes së votave. Ai tha se regjistrimi ishte një montazh klasik. Abazoviq i tha TVCG se publikimi i videos ishte një përpjekje për të diskredituar atë dhe GP URA.

“Nuk kam qenë as aktor i incizimit, as fizikisht nuk kam qenë në vendin ku kanë biseduar njerëzit, nëse kanë pasur fare. Nuk kam qenë fizikisht në Ulqin, gjë që e kanë konfirmuar të gjithë të tjerët”, pohoi i mandatuari për të krijuar Qeverinë e re.
Ai tha se mbështet prokurorinë që ta hetojë këtë rast deri në fund, por edhe të gjitha rastet e ngjashme në përgjithësi.

Abazoviq po ashtu ka thënë se nuk do të bëjë kallëzim penal, sepse bëhet fjalë për person të paidentifikuar, andaj nuk ka bazë për kallëzim. Ai as që dëshiron të ngrejë akuza ndaj një portali për shkelje të reputacionit.
Më 4 prill, disa media malazeze morën një regjistrim të gjoja blerjes së votave në Ulqin, ku u mbajtën zgjedhjet lokale më 27 mars. Në regjistrim dyshohet se shihet kreu i GP të URA-s, Abazoviq, kreu i bordit të lëvizjes së Ulqinit dhe mbajtësi i listës “Për një fillim të ri”, Omer Bajraktari dhe disa politikanë tjerë shqiptarë.