Abazoviq gati ta merr postin e kryeministrit të Malit të Zi

Lideri i lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka listë të anëtarëve të qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Javën e kaluar është shkarkuar qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, por nuk është shpërndarë parlamenti dhe po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re.

“Unë do të doja që Mali i Zi të krijonte qeverinë e 43-të dhe, pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila do të ishte axhenda e saj. Do të doja të bënte diçka për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE”, tha Abazoviq.