Zv.kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovici, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Velovic.
Politikani shqiptar nga Ulqini, vendimin e ka bërë të ditur përmes Twitterit, të hënën.
Detyrën e drejtorit të Policisë, Velovic e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.
Qeveria e re e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazovicit si numri dy në Qeveri.