Abazoviç: Me kër*cënuan, do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë”, ka thënë se është kër*cënuar dhe ka pasur presion. Ai u shpreh se kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi duhet ta çojë vendin drejt BE’së.

“Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Nëse formohet qeveria, ne jemi “çelësi” i saj. Unë nuk u largohem përgjegjësive politike që kam. Kam marrë mesazhe urimi nga liderët politikë shqiptarë. Ndonëse jam i ri në politikë, do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë. Jam i hapur për çdolloj bashkëpunimi që çon në zgjidhjen e konflikteve në rajon. Zëri im dhe i partive të tjera ka për të qenë për përmirësimin e standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve”. ka thënë Abazoviç për Top Channal.
Ai tutje ka thënë se është kërcënuar dhe ka pasur presion, por se nuk blihet e as nuk korruptohet.

“Më kanë kër*cënuar dhe kam bërë presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë. Kemi bërë një punë të madhe dhe një punë e madhe është para nesh tashmë. Shumë sfida i kam marrë përsipër dhe nuk i kam ikur as tani. E di që është shumë e vështirë por këtu jam. I gatshëm të jap çdo kontribut”, u shpreh ai ndër të tjera.