Abazoviç: “Mandatari është gati, nesër mund ta kemi një qeveri evropiane”

Mandatari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se pret që nesër, pas zgjedhjeve lokale në dy komunat malazeze, të ketë progres për formimin e qeverisë së pakicës.

“Unë pres, personalisht mendoj se partitë e caktuara kanë pasur dëshirë të kalkulojnë për zgjedhjet lokale. Nuk është diçka e papritur, nuk është diçka që nuk dihet. Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, tha Abazoviç para gazetarëve në Ulqin.

Shteti, thotë ai, ka nevojë për pushtet dhe zgjedhjet lokale janë një procedurë e rregullt.
“Për sa i përket mandatarit, kryeministri është gati. Unë nuk do të pranoj shantazhe dhe dëshirën që dikush tjetër të formojë qeveri, jam shumë optimist. Optimizmi është shumë i bazuar. Nëse dikush ka ide të tjera, le t’i tregon ato”, pohoi lideri i URA-s. Nuk është mirë, thotë ai, të pengosh idetë e dikujt.

“Tani gjithçka vjen në përpjekje për të penguar një ide të promovuar nga dikush tjetër. Nëse Mali i Zi ka nevojë për një qeveri evropiane, ne mund ta kemi atë nesër. Nëse dikush nuk dëshiron një qeveri evropiane, por dëshiron ta shtyjë këtë vend në një rrugë tjetër, atëherë duhet të identifikohet me emër dhe mbiemër dhe nuk ka probleme”, tha Abazoviç.