Abazi: 150 euro ka kushtuar salla e mbledhjes në Prevallë, do të publikohen të gjitha shpenzimet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka treguar se sa para ka kushtuar salla e mbledhjes në të cilën kanë disktuar me qeveritarët për programin qeverisës, në hotel “Sharrin”.
Ai ka bërë të ditur se kanë paguar 150 euro sallën e hotelit në Prevallë ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës.

Abazi ka thënë se përpos sallës, kanë ngrënë edhe drekën që shpejt do ta publikojnë edhe shumën sa ka kushtuar.
“Unë e di që na ka kushtu 150 euro salla ku kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Dhe dreka e thjeshtë e ministrave me stafin mbështetës. Kemi dashur të zgjedhim një vend brenda Kosovës”, ka thënë Abazi para mediave.