Algena artistja më e re në showbizin shqiptar, tregon për rrugëtimin e saj në muzikë

Intervistoi: Vedat Abdi
Është një artiste e re që është futur në skenën e muzikës pak kohë më parë. E talentuar, ambicioze dhe e përkushtuar për muzikën.

Fotografia: Instagram/Algena

Fjala është për Algenën, artisten më të re në industrinë e muzikës e cila pas dy projekteve të para të publikuara “Sa her ke thirr” dhe “Edhe 1 shanc”, u prit goxha mirë nga publiku shqiptar.

Fotografia: Instagram/Algena

Ajo sot vjen në Pa Censurë, për të na treguar se si e gjeti veten në muzikë, cilat ishin arsyet që e sollën deri në këtë fushë, projektet e reja, bashkëpunimet dhe shumë të tjera.

Fotografia: Instagram/Algena

Na sqaro pak hyrjen tënde në industrinë e muzikës. Si filloi?

Fillimisht muzikën e kam patur vetëm si dëshirë dhe normal e kam dasht dhe e kam ndëgjuar gjithmonë. Pas një kohe fillova duke menduar që të kem një këngë timen. Ka qen shumë kohë e gjatë që ai mendim u sillte nëpër mendjen time deri sa vendosa përfundimisht. Ishte diçka e re për mu diça që e kam dasht gjithmonë por nuk e kam pas rrethin e muzikës apo dikë që do mundesha të punoja profesionalisht në muzikë. Deri sa më pas takova reperin dhe producentin Granit Zeqirin i njohur për publikun si Readi. Prej aty nisi gjithça.

Kush ose çfarë të inspiroi për të bërë muzikë?

Nuk kam dikënd që më ka inspiruar për të bërë muzikë, por janë disa tekste dhe disa këngë me kuptim shumë te fellë dhe melodi të bukura që më kan inspiruar dhe më kanë shty të merrem me muzikë.

Nëse do të bëje një bashkpunim në të ardhmen bashk me ndonjë artist tjetër shqiptar kush do të ishte?

Nëse në të ardhmen do të kisha ndonjë bashkëpunim do ta bëja me Readin sepse më pëlqen mënyra se si i interpreton këngët ai.

Tashmë në estradën shqiptare njohim shumë artistë të fushave të ndryshme. A mendon se dikush prej tyre ka fituar famë pa ndonjë talent të caktuar?

Po për fat të keq kemi ashtu artistë që kanë famën apo vëmendjen kotë, dhe jo për muzikën e mirë apo këngët që bëjnë.

Aktualisht në çfarë je duke punuar? Cilat janë projektet e reja që presim nga ti?

Kam disa demo gati por nuk kam vendosur ende se cilën do ta finalizoj. Vetëm jo shumë larg do të vij me një këngë të re.

Të pëlqen fama?

Nëse do të kisha thënë jo do të isha treguar jo reale. Kështu që fama na pëlqen aq sa e meritojmë me mund dhe punë, dikujt më shumë e dikujt më pak. Nga ana tjetër më mirë ti bëjmë gjërat që duam për veten dhe ta meritojmë famën, sesa atë të pa merituar.

Një mesazh që do t’u jepje fansave?

Muzikën nuk e kam pas në plan që ta vazhdoj më shumë pas këngëd së parë edhe pse u prit për mrekulli dhe shkoi shumë mirë projekti , mirëpo falë tyre dhe dashurisë së tyre të sinqertë unë do vazhdoj me muzikën sepse kështu besoj do jau kthej dashurinë që kan për mua.

Thënia që të frymëzon më shumë?

Bëje jetën tënde një ëndërr, dhe ëndrrën tënde realitet.