Duket se Agim Veliu ka marrë edhe një shkarkim të radhës, në këta pak muaj.
Sipas disa publikimeve nga disa aktivistë të Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, nuk është më kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë.
Këtë post duket se tani e tutje do ta drejtojë ish-deputeti, Ekrem Hyseni.
Hyseni është zyrtarizuar edhe si kandidat i Lidhjes Demokratike për kryetar të Podujevës.
Këtë e ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e para një ore, ku janë zyrtarizuar disa kandidatura për kryetarë komunash.
Ndërsa, Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada.
Ai kishte qenë kryetar i Podujevës për pesë herë radhazi.