A THU PSE NA HARRUAT ?

Fatmir Reçica llugaxhija

Pyetje publike për të gjithë pa dallim, shokëve, dashamirëve, bashkëluftëtarëve ,KMDLNJ, Avokat i Popullit, Shoqatave për te drejtat e njeriut, Institucioneve shtetërore, e të gjithëve pa dallim!
A patjetër duhej të ishim dëshmor që të na përkujtoni, respektoni e të interesoheshit për fatin tonë më shumë ?

Është për të ardhur keq shok, miq, dashamirë, bashkëluftëtarë e popull në përgjithësi, se këtu tek ne kujtohen vetëm të rënët. Madje kam krijuar një bindje nga mbrenda, se nuk po kujtohen e rrespektohen edhe ata e familjarët e tyre ashtu siq e meritojnë. Në pasluftën e Kosovës i kemi (44) ish ushtarë të UÇK-së të vetëvrarë. A kishin ndonjë hall, ndonjë brengë, qka i mundonte ? A interesohet kush për të bërë ndonjë hulumtim të mirëfilltë në këtë drejtim apo presin që ky numër të rritet ?
Kjo gjendje e mjerueshme e djemëve më të mirë të popullit vije nga elitat politike që janë të kriminalizuara, të shitura e të korruptuara gjer në palcë. Si në: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Kosovën Lindore. Po nëna Shqipëri që në kushtetutën e vet e ka se do ti mbrojë shqiptarët ane e mbanë ngado që jetojnë ku mbeti ? NA HARRUAT, se keni as interesin më të vogël që të kujdeseni për fatin e të burgosurvë të rastit Kumanova. Ne hymë këtu për të i lëvizë gjërat që ju nuk morët as mundin më të vogël që të i lëviznit, pra për të drejtat e Shqiptarëve. Por si na u kthye, me mos interesimin e mos rrespektin e juaj per ne as më të voglin, me tradhti të pregaditur po nga ju me kravata, e me harresë totale që qështja e jonë të jetë temë diskutimi mes shtetesh.

Pse ju liderë shtetërorë po e harroni Gjakun e dëshmorëve, Pavarësinë e vendit, sakrificën e mundin që erdhi si rezultat i kontributit të Ushtarëvë të ndershëm e të lavdishëm të UÇK -së ? Pse është theksuar aq shum sot bota e interesave, gënjeshtrave e tradhtive ? Qytetarë të cilit shtet jemi, që nuk interesohet aspak për qytetarët e shtetit të vet ?
Për fund, këtë shkrim nuk e bëra si shenjë se jam pishman, apo i penduar për aksionin që e kemi bërë majin e 2015-tës, JO, po të më jepej mundësia dhe rasti të jem pjesë e qfarëdo formacioni ushtarak që mbron interesat e shqiptarëve, une do të isha aty. Ne me të nisur këndej i kemi menduar të gjitha (perveq tradhëtisë), sepse kishim në radhët tona djem të guximshëm e ushtarak të pregaditur si: Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj,Hysen Ryshiti, Turgaj Gashi , Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Samit Kastrioti, Xhafer Zymberaj, Valon Kabashi, Nystret Kaloshi e të tjerë.
Jemi të mbështetur tek Zoti, atij i qofshim falë, dhe i nënshtrohemi vetëm atij. E ju me kravata, rrini në zyret e juaja, enduni me veturat të blinduara, e me shoferat e juaj bëni qejfe në krah të popullit e me pasurinë e popullit. Se ky popull ka pas, ka, dhe do të ketë njerëz që punojnë për interesat nacionale.
Tokë të premtuar pa sakrificë dhe pa derdhur gjak nuk ka. Por dy qështje ti kemi ndër mend, se mbas gjdo sakrifice, mbas neve qëndron
bekimi i zotit dhe pelqimi i popullit tonë.

Me respekt të veqant për popullin, Luftari i UÇK-së i juaji Fatmir Reçica llugaxhija. ✋