Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett u takuan dy ditë më parë për të rënë dakord për Iranin në takimin e parë mes tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë bisedimeve me kryeministrin e Izraelit, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket sikur e zuri gjumi.
Në një video të shpërndarë së fundmi shihet se ndërsa Bennett flet për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve, Biden duket sikur po fle.
Ky takim pritej t’i ulte tensionet midis dy vendeve që u ngritën gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
https://twitter.com/GalitDistel/status/1431711485546348545?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1431711485546348545%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fa-po-fle-bideni-ketu-ne-takim-me-kryeministrin-e-izraelit%2F