A po e përjeton Kroacia valën e dytë të koronavirusit? Sot ka shënuar numër rekord të rasteve

Në 24 orët e fundit numri i madh i të prekurve me koronavirus është regjistruar në Kroaci 369 kështu që numri i rasteve aktive është 2.634. Tre vetë vdi*qën njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Midis tyre 269 pacientë janë në spital nga të cilët 15 janë në respirator. Që nga 25 shkurti kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci deri më sot një total prej 11.094 njerëz janë infektuar 194 kanë vd*ekur dhe 8.266 janë shëruar.

Gjithsej janë testuar 179.838 njerëz nga të cilët 4.492 në 24 orët e fundit.