Pas 29 viteve që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, në vend që partitë politike maqedonase të jenë inkluzive në raport me faktorin politik shqiptar, ata përkundrazi po instalojnë mekanizmi përjashtues të partive politike shqiptare. Kështu e vlerësojnë Takimin që do të mbahet të dielën në mbrëmje në mes të liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
“Në takimin ku do bisedohet për shumë tema të rëndësishme që në masë të madhe i prekin edhe interesat e shqiptarëve, ndërsa në të njëjtën kohë e përjashtojnë faktorin politik shqiptar, është edhe një sinjal se ndasitë po thellohen në vend që të evitohen”, thotë Arjanit Hoxha , sekretari i përgjithshëm i lëvizjes BESA. Nëse kryeministrit Zaev partitë shqiptare në qeveri i kanë dhënë mandat për të folur në emër të tyre, Hoxha shprehet kategorish se opozita shqiptare asnjëherë nuk do japë mandat asnjë partie maqedonase të vendosë me eksluzivitet për çështjet që janë në interes edhe të shqiptarëve.
“Fakti që faktori politik shqiptar përjashtohet nga pjesëmarrja aktive për tema si p.sh formimi i agjencisë së re i shërbimit sekret, Prokuroria Publike Speciale, Prokuroria Publike shtetërore, ligjet që kanë të bëjnë me kodin penal dhe shume tema të tjera. Me këtë partitë maqedonase po hapin një kapitull të ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut” deklaron Hoxha. Edhe për parinë e dytë opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) dialogu ndër partiak mes subjekteve dhe liderëve politik të pozitës dhe opozitës, shpeshherë paraqitet edhe domosdoshmëri sidomos kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe të vetë shtetit.
“Megjithatë, kryeministri Zaev duhet të jetë i kujdesshëm për mënyrën se si i praktikon këto takime, dhe për çfarë interesi? Deri tani Kryeministri Zaev ka anashkaluar opozitën shqiptare respektivisht Aleancën për Shqiptarët, për shumë çështje. Ai duhet ta kuptojë se në të gjitha reformat e shtetit konsensusi ndërpartiak pozitë opozitë është i domosdoshëm, ky është detyrim edhe i BE-së, për shumë reforma të vendit”, thotë Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së
Njohësit e mirë të zhvillimeve politike në Maqedoni takimi i fundit ku ftohen vetëm lideri i partisë opozitare Maqedonase VMRO-DPMNE dhe jo edhe partitë shqiptare qofshin në pozitë apo opozitë i ngjan praktikës vjetër kur LSDM-së ishte në takime ku bisedoj për çështje shumë të rëndësishme të cilat drejtpërsëdrejti kishin të bëjnë edhe çështje të hapura për shqiptarët bisedonin fshehtazi me liderët e partive maqedonase e më pas i njoftonin partitë shqiptare se për çfarë kanë biseduar.
“E keqja është se ende LSDM-ja po përdor një praktikë që me vite e ka ndërtuar se kur bisedohet për çështje kruciale shtetërore partitë maqedonase bëhen bashkë. Më pas i informojnë partitë shqiptare dhe nuk i bëjnë partner serioz. Ende partitë maqedonase pavarësisht se cila është në pushtet ende nuk mund t’i shohin partitë shqiptare si partner kryesor në plotë kuptimin e fjalës”, shprehet Rizvan Sulejmani. Edhe më shumë të pasigurt ditëve të fundit po e bënë të dështuar miratimin ligjit për PSP-në, sidomos tani me shqiptimin e masës me paraburgim deputetit dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, që do të thotë se Zaevi po humb edhe dy vota dhe se bashku me dy deputetet e ASH-së dhe tre deputetët e Besës nuk ka më mbështetjen e 7 deputetëve që nuk përjashtohet mundësia të rrezikon jo vetëm dy të treta e votave por edhe shumicën parlamentare prej 61 deputetëve. Mbështetjen ligjit të PSP-së është më se evidente se nuk do ta këtë edhe mbështetjen e 8 deputetëve të grupit të ri parlamentar të VMRO-së, pas dënimit më burg prej tre viteve të Sasho Mijalkov.
Deri më tani vetëm BDI ka deklaruar se do ta mbështesin ligjin e ri për PSP-në. Po ashtu në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën maqedonase deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka deklaruar se nëse krijohet sistem i cili do të vlejë si garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, unë do të mendoja të jepja përkrahje për ekzistimin e mëtejmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). “Mendoj se nuk mund të arrijmë të jemi rekorder, nëse nuk do të ishte në suazat e rekordit të deritashëm 9-mujor, dhe kjo është e mirë, dhe duhet të përkrahet edhe me pjesëmarrjen time, në atë proces jap shembull”, ka deklaruar Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.
Koha