A nuk është turp që Çun Lajçi u la jashtë e jo në hollin e Shtëpisë së Kulturës!

Sh.Q
Miqt e mij,
I indinjuar thelle nga eventi i sotshem, …..
Besoj qe tani ka mbaruar fotosesioni i “artdashesve” Tetovar ne vendin ne mes udhes ku behet shitja e sheqernave prej molle, misrave te zier e te pjekur dhe tullumbaceve ngjyra ngjyra.

Sot te nderuar edhe njehere e treguam fytyren e vertete dhe vlerat qe i posedojme si popull dhe si tetovar.
Mikpritja jone sot ne pergjithesi vlen dhe eshte e madhe vetem sa madhesia e vendit i cili ishte i caktuar per aktorin e madh Çun Lajçi per shitjen e librave qe do i sigurojne se paku nje pleqeri te rehatshme.
Cka do na gjente ose cka do te do te humbnim neve ne qofte se sot ky event do te organizohej ne holin e hyrjes se Pallatit te Kultures ne Tetove?

A thua valle deri ne kete nivel e kemi humbur traditen e mikpritjes Tetovare dhe zemrat aq shpejte na jane bere gurre ? Pyeteni vehten miqt e mij dhe pyesni edhe ata qe i keni perreth.
Cfare bejme neve, cfare fitojme nga kjo dhe ku do na shpiej kjo rruge ne te cilen jemi humbur si popull???
P.S. A sa per faktin qe nje njeri me vlera te vecanta dhe aktor i permasave rajonale dhe boterore eshte lene ne meshire te fatit duke kerkuar idaren ne shitjen e librave gjithandej, as qe dua te diskutoj fare.