A mund të udhëtojnë qytetarët e Maqedonisë për në Greqi

Greqia i vazhdoi deri më 30 shtator vendimet për kufizim të përkohshëm të kufijve tokësor me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe ndalesën për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta.

Vendimet i kanë marrë dy ministritë përkatëse të cilat gjatë muajve vazhdimisht i vazhdojnë ndalesa për çdo dy javë.
Autoritetet greke thonë se këto masa do të zgjasin deri më 30 shtator, përkatësisht qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë u ndalohet hyrja.
Hyrja në Greqi lejohet vetëm për disa kategori ndërsa ato duhet të kenë test negativ.