A mund të parandalohet alergjia nga kikiriku? Ja çfarë thotë studimi

Shkencëtarët zbuluan se fëmijët, në rast se trajtohen në moshat e hershme mund të mposhtin alergjinë nga kikiriku.
Në kuadër të studimit rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Lancet”, 146 fëmijëve të moshës 1-3 vjeç u është dhënë sasi e rritur të pluhurit të proteinave të kikirikut për t’ua rritur tolerancën ndaj kikirikut.

Dy vite e gjysmë pas fillimit të eksperimentit, 71 për qind të fëmijëve nuk kanë treguar reaksion alergjik deri në 16 kikirikë ndërsa 6 muaj pas përfundimit të eksperimentit 21 për qind e fëmijëve kanë ruajtur tolerancën ndaj kikirikut ashtu si në përfundim të eksperimentit.

Hulumtuesit theksuan se imunoterapia orale e zbatuar është më efektive tek fëmijët e moshës më të vogël dhe me alergji më të lehtë.
Dr. Stacie Jones nga Universiteti i Arkansas-it, njoftoi se gjetjet e studimit hapin një derë mundësish për trajtimin e alergjisë ndaj kikirikut në moshë të re, duke theksuar se nevojiten më shumë studime për të përcaktuar se sa do të zgjasin efektet e imunoterapisë.

Në SHBA gjendet trajtim i miratuar për persona e moshës 4 vjeç e lartë për alergjinë ndaj kikirikut, por mbrojtja që ofron është për ekspozimin ndaj sasive të vogla të kikirikëve.
Dy për qind e fëmijëve në SHBA kanë alergji ndaj gjalpit të kikirikut ndërsa ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që prindërit t’i prezantojnë fëmijët e tyre në moshë të herët me ushqime që përmbajnë kikirikë që të parandalojnë zhvillimin e alergjive.