A mund të ndodh: Sa real është kërc*ënimi i Putinit me ar*më bërthamore?

I frustruar nga mungesa e përparimit ushtarak në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në gatishmëri të lartë armët bërthamore të vendit të tij. Që nga ky provokim, pyetja është bërë më kritike se sa është e mundshme që Putin t’i përdorë armët bërthamore në këtë luftë.

“Putini po përdor arsenalin e tij bërthamor në këtë mënyrë, sepse është një mjet që ai ka, një mjet që është misterioz dhe krejtësisht i tmerrshëm”, tha për Al Jazeera, Dakota S. Rudesill, profesoreshë në Studimet e Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Ohios.

Për më tepër, rezistenca që rusët kanë hasur në Ukrainë deri më tani ka luajtur rol kyq në këtë vendim.
“Putini po e arrin atë në këtë pikë, sepse lufta ndoshta nuk po i shkon sipas parashikimeve. Ai dëshiron të ndryshojë lojën dhe të rimarrë iniciativën, dëshiron që kundërshtarët e tij të jenë jashtë ekuilibrit dhe të frikësuar, duke pyetur vetën se si mund të përshkallëzohet më pas dhe kundër kujt”, tha Rudesill.

Megjithatë, mund të argumentohet gjithashtu se njoftimi për vënjen në alarm i Putinit mund të ishte gabim strategjik. Kështu tha Aleksandër Lanoszka, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Waterloo.

“Dukej se ishte një taktikë e luajtur shumë herët. Për Putinin, kjo mund të jetë problematike sepse kërc*ënimet e ardhshme mund të mos besohen. SHBA-të, NATO dhe BE nuk duken të shqetësuara nga kjo.”
Rusia ka një arsenal të madh ar*mësh bërthamore dhe përfshin gjithashtu shumë raketa balistike.

Këto statistika të mësipërme e bëjnë Rusinë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, e ndjekur nga SHBA-të. Të dyja së bashku, zotërojnë rreth 93 përqind të të gjitha armëve bërthamore në botë.
SHBA-ja posedon 3750 koka bërthamore aktive dhe joaktive në rreth 150 vende të ndryshme. Mbretëria e Bashkuar ka një bazë me rreth 225 koka bërthamore. Franca ka mbi 300 sosh.

“Sipas burimeve publike, raketat balistike ndërkontinentale amerikane mund të gjuajnë brenda 1 deri në 5 minuta pas një urdhri nga presidenti dhe raketat balistike nëndetëse amerikane mund të lëshohen brenda rreth 15 minutash.”, tha Rudesill.

Kërcënimi mbetet i ulët
Megjithatë, pavarësisht retorikës së Putinit, një luftë bërthamore mbetet pothuajse e pamundur.
“Kini parasysh se njoftimi i Putinit lidhet më së shumti me personelin në qendra të ndryshme komanduese dhe të kontrollit bërthamor. Nuk duket ende se forcat strategjike dhe jostrategjike kanë ndryshuar qëndrim. Rreziku i përdorimit të armëve është padyshim i ngritur krahas rrethanave normale, por kërcënimi mbetet i ulët për momentin”, tha Lanoszka.

Arsyeja kryesore që ka parandaluar çdo sulm bërthamor në të kaluarën është shkatërrimi i ndërsjellë. Një doktrrinë e strategjisë ushtarake dhe politikës së sigurisë kombëtare në të cilën një përdorim në shkallë të plotë i armëve bërthamore nga dy ose më shumë shtete do të shkaktonte asgjësimin e plotë, si të sulmuesit, ashtu edhe të mbrojtësit.

Për më tepër, mund të thuhet se çmenduria e Putinit duhet të merret parasysh në këto kërcënime. Sipas ekspertëve, ai ka humbur arsyen kohëve të fundit.
Gjasat për një sulm bërthamor janë të vogla, megjithatë një i nivelit taktik mund të jetë i mundur, por më pas, mund të përshkallëzojë në shkatërrim të ndërsjelltë. /Lajmi.net/