A mund të dështojë sërish regjistrimi dhe kur pritet të votohet Ligji? Ja si përgjigjet Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi pret që sot të përfundojë debati parlamentar për Ligjin e regjistrimit, por nuk është i sigurtë nëse Ligji do të votohet sot apo një ditë tjetër.

“Edhe sot është në debat dhe varet nga zhvillimet në Kuvend, nga ana e deputetëve dhe kohëzgjatja e diskutimeve. Me rëndësi është se sot diskutimet duhet të përfundojnë, e akti i votimit mund të jetë sot, të hënën apo ndonjë ditë tjetër të përshtatshme”, u shpreh deputeti i BDI-së.

I pyetur nëse mund të dështojë regjistrimi, Ademi me përgjigje: “Sigurisht, gjithmonë ekziston një rrezik i tillë. Në vitin 2011 kishim një proces të dështuar. Por, besoj se korniza aktuale është një bazë juridike solide, për tu realizuar një regjistrim i suksesshëm, i besueshëm dhe kredibil”, tha mes tjerash Ademi.

Deklaratën e tij të plotë, mund ta ndiqni në videon më poshtë: