A mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Në 2011, BE hapi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës i cili synonte të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet tyre, por kjo iniciativë u ndal në një ndërprerje të mesit të dekadës ndërsa Serbia mbajti kundërshtimin e saj për njohjen e Kosovës. Udhëheqësit evropianë u përpoqën ta joshnin Serbinë me perspektivën e anëtarësimit në BE dhe kërc*ënimin e mosanëtarësimit nëse nuk do ta bënte atë – por kjo nxitje u tregua e papërshtatshme. Për sa kohë që serbët nuk pranuan ta pranonin pavarësinë e Kosovës si rezultat, shqiptarët refuzuan të negociojnë seriozisht me serbët për ndonjë gjë tjetër. SHBA-ja ndërkohë e vëzhgoi dështimin e BE-së.

Kosova nuk mund të fitojë njohje nga Serbia, duke përjashtuar mundësinë e pavarësisë dhe plani i Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në ka përfunduar praktikisht për sa kohë që Franca dhe të tjerët bllokojnë çdo zgjerim të mëtejshëm. Prandaj, kushdo që përfundon në pushtet në Kosovë pas zgjedhjeve të ardhshme, do të ketë pak zgjedhje përveçse të punojë drejt integrimit të Kosovës me Shqipërinë si mënyrë e vetme për t’i dhënë fund gjendjes së paqartë të territorit, shkruhet tutje..

Në mënyrë domethënëse, Albin Kurti, lideri i partisë Vetëvendosje, e cila ka të ngjarë t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kryeministër i mundshëm, iu përgjigj zotimit të Haradinajt duke thënë, “ne do të pranojmë rezultatet e referendumit”.

Nëse Kosova bën lëvizje praktike drejt bashkimit me Shqipërinë, qeveria në Beograd do të vihet nën presion të fortë të brendshëm për ta ndaluar procesin. Dhe nëse nuk mund ta arrijë këtë duke shfrytëzuar ndikimin e SHBA=së dhe BE-së, të cilat kanë treguar relativisht pak interes në këtë çështje deri më tani, do të vihet nën presion për ta ndaluar çështjen në mënyrë të njëanshme: në mënyrë të qartë, një sondazh i fundit zbuloi se gjysma e serbëve janë të gatshëm t’i marrin amrët për të lutfuar.