Qysh nga nisja e spektaklit “It’s my love” nëse mund të quhet spektakël, publiku ka parë skena jo fort të hijshme që kanë ndodhur aty, duke nisur nga gjuha e përdorur e deri te veprimet.Së fundmi është bërë virale një skenë mes dy vajzash të cilat përleshen në emision për arsye banale për show, madje ajo që habit më shumë këtu është mosreagimi i të vetquajturit autor Valon Maloku në momentin kur ndodh ngjarja.
Nga veprimi i tij, ai duket se po e shijon këtë moment, vetëm për ta shitur më shumë emisionin. Pasi, reagim pati vetëm nga konkurrentët meshkuj.Përveç të gjitha këtyre, ajo çka vërteton atë që kemi thënë më lart është fakti që i vetquajturi autor i këtij formati, Valon Maloku nxit audiencën për ta parë këtë episod të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook duke shkruar “Taze, sonte boks”.
Në llogarinë e saj në Facebook këtë episod e ka publikuar edhe producentja e këtij formati Antigona Kotorri, e cila kësaj radhe është kursyer nga komentet, duke vendosur vetëm disa ’emoji’ mbi videon.