Nga Michael E. Haskew
Për të parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve bërthamore, superfuqitë e botës kanë zhvilluar një sistem të diplomacisë dhe parandalimit.
Pavarësisht kësaj, që nga viti 1945, disa kriza e kanë sjellë SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik (sot Federata Ruse) pranë një konflikti të tretë botëror, që do të ishte pasoja apokaliptike. Në vjeshtën e vitit 1962, Kriza e Raketave Kubane i afroi qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në pikën e një konflikti bërthamor.
Që nga ai moment, SHBA dhe BRSS, dhe më pas Rusia, kanë pasur kanale komunikimi të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme për të shmangur një lëshim aksidental të armëve bërthamore, të cilat do të shkaktonin katastrofën globale të Luftës së Tretë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore përfundoi pak ditë pasi bombat bërthamore e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki, sollën mundësinë e parë të asgjësimit të njerëzimit. Përhapja e armëve bërthamore, krijoi më vonë mundësinë për një shkëmbim të armëve bërthamore dhe më vonë të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), të afta të shkaktojnë shkatërrim në një shkallë të madhe.
Përdorimi i bombave bërthamore kundër 2 qyteteve japoneze, e tregoi aftësinëjashtëzakonisht shkatërruese të armëve të tilla. Por zhvillimi i armëve bërthamore nuk do të mbetej një ekskluzivitet i Shteteve të Bashkuara. Bashkimi Sovjetik e kreu testin e tij të parë bërthamor më 29 gusht 1949.
Nuk kaloi shumë kohë përpara se sa sovjetikët të krijonin arsenalin e tyre të madh të armëve bërthamore, duke krijuar kështu mundësinë e një konflikti global me pasoja potencialisht shkatërrues për gjithë planetin. SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin në prag të luftës bërthamore gjatë Krizës së Raketave Kubane, në vitin 1962.
Një nga sfidat e mëdha me të cilat u përballën liderët e të dy vendeve, ishin kanalet e ngadalta dhe jo të besueshme të komunikimit midis dy liderëve, presidentit amerikan Xhon Kenedi dhe udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov.
Rezultati potencialisht shkatërrues i saj krize, bëri që të dyja vendet të hartojnë dhe mbajnë në fuqi masa mbrojtëse për të parandaluar keq–komunikimin dhe shpërthimin e paqëllimtëapo aksidental të Luftës së Tretë Botërore.
Një nga këto masa mbrojtëse, është një linjë telefonike komunikimi midis kryeqyteteve të dy vendeve, e cila u vendos në gushtin e vitit 1963. Kjo linjë telefonike, synonte të ofronte një komunikim të drejtpërdrejtë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.
Me kalimin e viteve u vendosën masa mbrojtëse shtesë, përfshirë marrëveshjen e vitit 1971 mbi masat për zvogëlimin e rrezikut të shpërthimit të luftës bërthamore dhe atë të vitit 1972 për parandalimin e incidenteve në det.
Që në vitin 1954, qeveria sovjetike sugjeroi zbatimin e masave mbrojtëse kundër një lufte bërthamore aksidentale, dhe gati një dekadë më vonë, më 20 qershor 1963, qeveria sovjetike dhe ajo e SHBA-së nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Krijimin e Një Linje Telefonike të Komunikimit të Drejtpërdrejtë.
Linja e parë telefonike midis Moskës dhe Uashingtonit, përdorte pajisje që prodhoheshin si në SHBA ashtu edhe në Bashkimin Sovjetik, dhe që më pas u shkëmbyen. Ajo kalonte nga Uashingtoni, në Londër, Kopenhagë, Stokholm, Helsinki dhe më pas në Moskë.
Ndërkohë një linjë radio rezervë lidhte pikat e destinacionit përmes Tangierit në Marokun Veriperëndimor. Në vitet 1980, kjo linjë telefonike speciale u përmirësua me pajisje faksi, ndërsa një lidhje e sigurt kompjuterike për komunikimet shtesë me e-mail, u vendos në punënë vitin 2008.
Kjo linjë telefonike, është një plotësues i një numri masash të gjera mbrojtëse, duke përfshirë zvogëlimin e sasisë së armëve bërthamore në qarkullim, dhe zhvillimin e traktateve si Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) i vitit 1987, Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (START) në vitin 1991 dhe Traktati për Reduktimin e Armeve Ofensive Strategjike (SORT) në vitin 2002.
Ndërkohë më 3 janar të këtij viti, 5 fuqitë e mëdha bërthamore, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u angazhuar për Parandalimin e Luftës Bërthamore dhe Shmangien e Garës së Armatimeve.
Rritja e stoqeve bërthamore të SHBA-së dhe sovjetikëve, e rriti rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis superfuqive. Në fillimin e viteve 1960 u shpik koncepti i “ShkatërrimitReciprokisht të Garantuar (MAD). Ai u përmend për herë të parë nga Sekretari amerikan iShtetit, Robert Meknamara.
MAD pohonte se një sulm bërthamor nga një fuqi, do të shkaktonte një sulm hakmarrës nga fuqia tjetër, duke çuar në shkatërrimin e të dyjave, dhe përfundimisht në një holokaust bërthamor global. Që nga krijimi i saj, linja telefonike Moskë-Uashington është përdorur në disa raste.
Kështu thuhet se ajo u aktivizua gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, Luftës Indi-Pakistan të vitit 1971, Luftës së Jom Kipur të vitit 1973, pushtimit turk të ishullit të Qipros në vitin 1974, pushtimit sovjetik të Afganistanit në 1979, ndërhyrjes së fundit ushtarake të Rusisë në Siri, dhe ndoshta edhe në raste të tjera.
Raportet e fundit, tregojnë se institucionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hapur një linjë direkte taktike, për të reduktuar mundësinë e një përplasjeje ushtarake aksidentale gjatë operacioneve aktuale ruse në Ukrainë.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha NBC News, në fillim të muajit mars se “Departamenti i Mbrojtjes krijoi më 1 mars një linjë të re për uljen e tensioneve me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, për parandalimin e llogaritjeve të gabuara, incidenteve ushtarake dhe përshkallëzimit të situatës”.
Një masë e tillë është e nevojshme, duke pasur parasysh afërsinë e forcave ruse që veprojnë në Ukrainë me kufijtë e Polonisë, Rumanisë, Hungarisë dhe vendeve të tjera të NATO–s.
A mund të parandalohet Lufta e Tretë Botërore? Ndoshta po nëse do të dominojë arsyeja dhe logjika, dhe teksa mbrojtëse ekzistuese pritet që t’i shërbejnë qëllimit të tyre. /
“Live Science” – Bota.al