A kishte dijeni Vuçiç? “Serbia do zhvendosë ambasadën në Jerusalem”, shihni si reagon presidenti serb pas fjalëve të Trump në Shtëpinë e Bardhë

Dje u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë marrëveshja përfundimtare për marrëdhëniet ekonomike.
Marrëveshja u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, nga vetë kreu i shtetit amerikan Donald Trump, si dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Fjalën e rastit e mbajti presidenti amerikan Donald Trump, që ndër të tjera tha se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, duke shtuar se kjo është pikë e marrëveshjes.

Në këtë moment, siç shihet në pamje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç habitet dhe drejtohet nga këshilltarët e tij. Sa duket, ai nuk ka pasur dijeni për këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar.
Për këtë marrëveshje të nënshkruar, Vuçiç ul kokën dhe kërkon mes rreshtave të marrëveshjes, duke u ndjerë qartazi në siklet.