A ka zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, pa dritën jeshile të ekspertëve të shëndetësisë

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti ka theksuar se pa një vlerësim real të gjendjes shëndetësore, nuk mund të konstatohet se vendi ka kushte për zgjedhje parlamentare.

Memeti i ftuar në “Programin 200” në Alsat-M theksoi se si fillim duhet të shihet efekti i masave lehtësuese, që me pas të mund të vlerësohet organizimi i zgjedhjeve.

“Për momentin nuk duhet nxituar. Vlerësimi i gjendjes për zgjedhje do të mund të bëhej dy javë pasi numri i të infektuarve të jetë nën 10. Është shumë herët të flasim pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Do të bëjmë vlerësim real, do t’i lehtësojmë masat, t’i shohim reaksionin e qytetarëve dhe publikut dhe me këtë ta dimë sa teste do të bëhen, sa pozitive, sa do të kemi në spitale dhe mbi gjitha IPSH e ndjek gjendjen shëndetësore, nuk merret politik. Ne do ta themi gjendjen shëndetësore dhe nuk është mirë të ngutemi- deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve, angazhimi i vëzhguesve dhe komisionerëve në hapësira të ngushta bie në kundërshtim.