A ka vend për ASh-në në Qeveri? – Ja si përgjigjet Artan Grubi

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Reçicë të Vogël po zhvillon mbledhjen konstituive të përbërjes së re të kryesisë dhe po analizon punën e funksionarëve të saj në pushtetin ekzekutiv.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, para mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë një prononcim të shkurtër para gazetarëve. I pyetur nëse ka vend për Aleancën për Shqiptarët në Qeveri, ai është përgjigjur se ende nuk është folur për këtë me partnerët në pushtet, por tha se ka vend për të gjitha forcat proeuropiane dhe që mbështesin eurointegrimet e vendit.