“A ka shtet?”, të sëmurin me Covid-19 nuk e pranojnë askund, është në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një qytetar nga Komuna e Podujevës ka adresuar shqetësimin e tij te Indeksonline.
Ai tha se daja i tij, i infektuar me Covid-19, është sjellë me ndihmë të shpejtë nga Podujeva në Prishtinë, mirëpo në asnjë klinikë nuk po e pranojnë.
“Qe 4 spitala veç po na enin herë njo herë njo, pacienti me ndihmë të shpejtë është sjellë nga Podujeva. Kta bajnë hajgare, jo ka vend, jo nuk ka vend. Jemi mbet qetu në ndihmë të shpejtë”.

Ai po ashtu tregoi që askush nuk po jep përgjegjësi në Klinikën Infektive.
“Pacienti, daja, është me Covid-19 dhe me sëmundje përcjellëse. Në Infektive po na thonë nuk ka vend, nuk është për këtu, sdi me i marr veshë kta gjin. Kush spo jep përgjegjësi këtu.

A ka shtet, a ka polic, a ka përgjegjësi najkush për këtë far punë a jo”.
Në një video të dërguar nga ai, shihet teksa mjeku thotë: “U dasht me ndal, me thirrë infektologun, krejt me i thirrë në Emergjencë“.